UEFA vendosi gjatë mbledhjes së sotme me 55 federatat e saj shtyrjen e Champions dhe Europa League.
Takimi i së martës u mblodh për të diskutuar përgjigjen e futbollit ndaj krizës së Koronavirusit dhe kohën e mënyrën e vazhdimësisë të kampionateve kryesore.
Pas kësaj mbledhjeje u vendos që finalja e Champions Legaue të zhvillohet më 27 qershor dhe finalja e Europa League më 24 qershor, ndërsa vendndodhja të mbetet e njëjta që ishte planifikuar më parë.
Këto finale duhej të zhvilloheshin nnë 30 maji dhe 27 maji, por situata e krijuar nga koronavirusi bëri që të ketë shtyrje të këtyre garave.