Valdrin Mustafa, qendërsulmuesi 21-vjeçar i skuadrës gjermane të Hanoverit në Bundesligë 2 dhe e përfaqësueses U-21 të Kosovës, ka rezultuar pozitiv ndaj testin të kryer për koronavirusin. Lojtari dhe familja e tij që jetojnë në Zarbrykën të Gjermanisë, janë aktualisht në karantinë në banesën e tyre.
Mustafa, sikundër e gjithë skuadra e Hanoverit kaloi në karantinë pas rastit të Timo Hubersit javën e shkuar, që rezultoi pozitiv ndaj testit për COVID-19.