Rrjeti britanik BBC: Shqipëria është gati për të bërë historinë ndaj Spanjës

Hënë, 24 June 2024 13:19
 

Shqipëria do të përballet sot me një nga ekipet favorite për të fituar Euro 2024, Spanjën.

BBC është ndalur tek kombëtarja kuqezi që thotë se ata mbeten “ambiciozë” për të siguruar një vend në fazën me eliminim direkt për herë të parë në historinë e tyre. 

 

Media britanike shkruan se Spanja është kualifikuar ndërkohë si fituese në grupin B, ndërsa Shqipëria ndodhet e treta me një pikë.

“Shqipëria humbi me Italinë pavarësisht se shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianëve, si dhe u ringrit për të barazuar me Kroacinë 2-2 në minutat e fundit”, shkruan BBC.

Tashmë trajneri Silvinjo thotë se ekipi i tij do të luftojë për kualifikimin kundër Spanjës.

“Ata janë një skuadër e fortë dhe do të jetë një lojë e fortë. Ne do të përpiqemi. Kemi lojtarë të zotë që janë ambiciozë dhe do të shikojmë të luajmë mirë kundër Spanjës”, tha ai.

BBC është ndalur edhe tek ato që ka thënë sulmuesi Arbër Hoxha. “Spanja është ekipi më i mirë i këtij grupi dhe jo vetëm i këtij grupi, por i të gjithë turneut”, tha ai.

Skuadra e Silvinjos është në një pozitë të vështirë, por trajneri brazilian tha se ekipi është krenar për paraqitjet në Gjermani deri më tani dhe se tani duan që të hedhin një hap më tej.

“Ka tre milionë shqiptarë në Shqipëri dhe më shumë se nëntë ose dhjetë milionë të tjerë nëpër botë. Ka një gjeneratë që nuk e ka parë ekipin në një kampionat europian. Të gjithë po bëjmë një punë të mirë. Jemi në lojë, krenarë dhe ambiciozë. Spanja është e fortë, por ne do të luftojmë për 90 minuta. Do të ishim të kënaqur nëse luanim në 1/16, por duhet të prodhojmë performancën më të mirë”, tha trajneri.

Kualifikimi i Spanjës është arritur, por për trajnerin Luis de la Fuente loja me Shqipërinë do të jetë e vështirë.

“Shqipëria ka tifozë fantastikë dhe tashmë e kanë krijuar një surprizë këtu. Do t’i qasemi lojës si të gjithë ndeshjeve të tjera, sikur të jetë e fundit. Kemi një strategji për lojtarët që mendojmë se janë gati për ndeshje. Po fokusohemi vetëm në fitore sepse duam të fitojmë në çdo ndeshje”, tha trajneri spanjoll.

 Më tej media britanike rendit shanset e Shqipërisë.

“Shqipëria mund të dalë e dyta nëse mund Spanjën dhe Kroacia mund Italinë. Megjithatë nëse Kroacia fiton me dy gola më shumë se Shqipëria mund t’ua marrin pozitën kuqezinjve”, shkruan BBC.

Por prapë se prapë edhe nëse Shqipëria nuk arin të dalë e dyta ka shanse të përparojë në fazën tjetër si një nga katër skuadrat e tjera më të mira.

Më tej britanikja ndalet edhe tek vendimi i fundit i pezullimit me dy ndeshje të Mirlind Dakut. Sa i përket pjesës tjetër, e gjithë skuadra kuqezi është gati. Ndërsa trajneri i Spanjës flet për një rotacion në formacion duke u shprehur se, “gjëja e fundit që duan janë dëmtimet”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...