Është bërë e zakonshme për tifozët të bëjnë çmenduri për skuadrat e tyre të zemrës, më e fundit është ajo e tifozëve të ekipit Tranmeres në angli. Tifozët e Tranmeres kaluan 6 ditë udhëtimi në transfertë për të parë suksesin e skuadrës së zemrës, ndërsa takimi u vendos të shtyhet.
Ata kanë përshkruar 500 kilometra për të shkuar në transfertën e Dover’s, ndërsa vetëm 1 orë përpara nisjes së takimit, u njopftuan se takimi do të shtyhet për shkak të terrenit të rënduar nga shiu. Sigurisht, ky njoftim nuk është pritur aq lehtë nga mbështetësit e Tranmeres, që kaluan shumë peripeci për të qenë pranë skuadrës së tyre.