Po zhvillohet në këto momente edhe një tjetër ndeshje e çerekfinales së Ligës së Kampionëve midis Liverpul dhe Manchester City.
Liverpul duket se e ka nisur mbarë ndeshjen, pasi i janë dashur vetëm 12 minuta për të kaluar në avantazh.
Është pikërisht ylli i Liverpool, Mohamed Salah që shënon golin e avantazhit. Aksion model i vendësve, topi mbetet në zonë dhe aty egjiptiani nuk fal, duke ndëshkuar Manchester Cityn.
“The Reds” nuk ndalen, duke shënuar në minutën e 20-të një supergol me anë të Chamberlain.
Ish-lojtari i Arsenalit lëshon një predhë nga jashtë zone, duke e dërguar topin për të dytën herë në rrjetën e Cityt.
Goli i tretë për Liverpulin është shënuar nga Mane në minutën e '31.