Sot në mbrëmje luhen ndeshjet e para çerekfinale të Europa League. Në “Ëanda Metropolitano” do të luhet derbi iberik mes Atletico Madrid dhe Sporting të Lisbonës.
Atletico Madrid kaloi në Europa League pasi u rendit i 3-I në Ligën e Kampioneve i ka fituar 4 ndeshjet e zhvilluara deri tani në këtë eveniment dhe do të kërkojë suksesin e 5.
Ndërsa në Londër, Arsenali do të presë CSKA-n e Moskës, sfidë që po pritet me padurim pas tensioneve midis Anglisë dhe Rusisë. Arsenali, skuadra e vetme angleze e mbetur në Europa League ka fituar 4 nga 6 ndeshjet e fazës së grupeve për të eliminuar më pas Ostersunds dhe Milanin duke kaluar në çerekfinale.CSKA e Moskës, u bë pjesë e këtij kompeticioni pasi u rendit i treti në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
Ndeshja tjetër e çerekfinaleve të Europa League është Lazio-Salzburg. Italianët e Simone Inzaghit do të kërkojnë që të ndalin serinë e rezultateve pozitive të skuadrës austriake e cila në 1/8 e finaleve eliminoi Borussian e Dortmundit.
Surpriza e këtij sezoni në Europa League është Lajpzigu që luan për herë të parë në çerekfinale të një kompeticioni të tillë.Ekipi gjerman do të ketë si kundërshtar Olimpikun e Marsejës. Lajpzigu nuk njeh humbje prej 6 ndeshjesh, ndërsa skuadra franceze nuk ka kujtime të mira nga ndeshjet me skuadrat gjermane teksa ka një bilanc me 1 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje.