Është mbyllur dje sezoni futbollistik 2017-2018 për kategorinë e dytë. Për grupin e veriut u shpall fitues “Vora”, ndërsa për grupin e jugut “Elbasani”. Në këtë kategori luajtën gjithsej 28 ekipe në dy grupe. Në ndeshjen e fundit, “Elbasani” fitoi 5-0 me “Maliqin”.
Në vendin e dytë të grupit A u rendit “Veleçiku” i cili do luajë një ndeshje me “Shkumbinin” për të tentuar ngjitjen në kategorinë e parë.
Në vendin e dytë të grupit B u rendit “Orikumi” i cili do luajë një ndeshje me “Vllaznia B” për të tentuar ngjitjen në kategorinë e parë.
Ndeshja që do përcaktojë kampionin e kategorisë së dytë midis “Elbasanit” dhe “Vorës” do të luhet më 28 maj 2018 në stadiumin “Selman Stërmasi”.