Është mbyllur edhe kampionati i kategorisë së parë në futboll duke përcaktuar fituesit e grupeve, përkatësisht skuadrat e “Kastriotit” dhe “Tiranës”. Kategoria e parë përbëhet gjithsej nga 20 skuadra të ndara në dy grupe. Përkatësisht “Tërbuni” dhe “Naftëtari” kaluan në kategorinë e dytë. Dy ekipet fituese të kategorisë së parë “Kastrioti” dhe “Tirana” do të luajnë në superligë sezonin e ardhshëm.
Ndeshja që do përcaktojë kampionin e kategorisë së parë midis “Tiranës” dhe “Kastriotit” do të luhet më 16 maj 2018 në stadiumin “Elbasan Arena”.