Gjërat e çuditshme në kampionatin brazilian janë bërë fare normale për këdo tashmë. Në takimin e zhvilluar mbrëmë mes Atletico Paranaense dhe Atletico Minero portieri i vendasve ka tërhequr jo pak vëmendje me veprimin e tij.
Në një momentin kur skuadra ndodhet në sulm ai përfiton për të kontrolluar telefonin që e mban mbas porte. Nuk dihet nëse ishte po shihte në “instagram” apo po luante “Candy Crush”, por çfarëdo të ketë bërë veprimi i tij nuk ishte aspak normal.
Santos, portieri i Paranaense, e ka mbajtur telefonin në duar për gati 12 sekonda, por fatmirësisht për të nuk ka pësuar gol.
Një rast i ngjashëm ndodhi pak kohë më parë në Bundesligë, ku portieri i Duisburg pësoi një gol shumë të çuditshëm pasi u hutua duke pirë ujë.