Pas Kroacisë, edhe Argjentina ka dorëzuar listën paraprake me futbollistët që do të jenë pjesë e kombëtares në Botëror. Ajo ka zbuluar se cilët do të jenë futbollistët e grumbulluar për fazën përgatitore para se në fund, më 4 qershor, të dorëzojë listën përfundimtare me 23 lojtarët që do nderojnë kombëtaren në Rusi.
Sampaoli ka dashur të shuajë polemikat në listën e shpallur sot duke thirrur të gjithë futbollistët të cilët kanë bërë bujë këto kohë në media, si Icardi, Dybala apo Higuain.
Bie në sy se pavarësisht se është i dëmtuar në listën me 35 futbollistë është edhe Sergio Aguerro. Skuadra e Jorge Sampaoli është pjesë e Grupit D, bashkë me Nigerinë, Kroacine dhe Islandën.