Futbolli dhe politika kanë qenë gjithmonë të ndarë dhe ashtu duhet të jetë, pasi në momentin që politika fut hundët në sporti më popullor të botës, atëherë nisin dhe problemet.
Në vendin tonë të vetëdijshëm për këtë realitet, pasi problematikët më të mëdhenj të këtij sistemi janë deputetët dhe njerëzit me pozitë.
Çakmakët e Braçes, sharjet dhe shishet janë të lejuara vetëm për politikanët në Shqipëri.
Por në Izrale këtë herë vjen një ndërhyrje drejtpërdrejtë e politikës në historinë e futbollit më specifikisht në atë të ekipit të Izraelit, Beitar Jerusalem. Skuadra izraelite ka lajmëruar se nga dita e sotme do të quhet Beitar “Trump” Jerusalem.
Një lajm të tillë e kanë publikuar me anë të një postimi në twitter. Arsyeja ëe këtij veprimi është fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Me këtë vendim SHBA-të do të inaugurojnë ambasadën e tyre në Jeruzalem sot.
Ky veprim i presidentit të Amerikës nuk mund të kalohet kaq lehtë dhe në shenjë nderimi, klubi më i madh i qytetit, Beitari, do të ndryshojë emër duke shtuar edhe emrin e presidentit amerikan Donald Trump.
Skuadra izraeliti ka një histori të madhe, pasi ka fituar 6 tituj në Izrael dhe merr pjesë rregullisht në Kupat e Evropës.