Europa League, Arsenali e Lazio super spektakël golash

Premte, 06 Prill 2018 14:41

Plot spektakël e shumë gola ka qenë mbrëmja e parë e çerekfinaleve të Europa League, veçanërisht në dy takimet e kësaj të enjte.

lazio salzburg

6 gola u shënuan ne “Olimpico” të Romës ku triumfuan bardhekaltrit e Tares dhe Strakoshës ndaj austriakëve të Salzburgut, me rezultatin 4-2.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatet 1-1, me gola të shënuar nga Luliç e Berisha, ndërsa pjesa e dytë u shoqërua me furi golash. Parolo do të kalonte sërish në avantazh lacialët në minutën e 49, por Minamino solli sërisht barazim në minutën e 71-të.

Megjithatë, Lazio do të shënonte edhe dy herë të tjera me Felipe Anderson dhe Immobile, për të vendosur fitoren.

arsenali

5 gola u shënuan edhe në “Emirates” të Londrës, ku “topçinjtë” e Arsenalit mposhtën 4-1 rusët e CSKA-së së Moskës, por që të gjithë golat u bënë në pjesën e parë. Nga një dygolësh shënuan Lacazzete dhe Ramsey, ndërkohë që për rusët barazoi përkohësisht Golovin në minutën e 15.

atletiko madrid

Dy çerekfinalet e tjera ishin pak me të qeta, Atletico Madrid mposhti 2-0 Sportingun e Lisbonës në një “derbi” iberik, ndërsa gjermanët e Leipzigut fituan 1-0 ndaj Marsejës.

leipsig

Për gjermanët goli i vetëm mban firmën e Werner, ndërsa për spanjollët shënuan Koke dhe Griezman. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave.

Login to post comments