Klubet më të mëdha angleze kapërcejnë shifrën prej 1 miliard sterlinash të ardhura nga të drejtat televizive në historinë e Premier League. Këtë e bën të ditur Daily Mail, që publikoi të dhënat historike të kampionatet anglez.
Arsenal, Chelsea, Liverpool, Tottenham e Manchester City arrijnë në këtë mënyrë Manchester United, ndër klubet që kanë kapërcyer më shumë se 1 miliard sterlina që nga lindja e Premier League në 1992-93. Në krye është Manchester United me 1,17 miliardë sterlina. Në podium ngjiten edhe Arsenal (1,13 miliardë) dhe Chelsea (1,12 mld), ndjekur nga Livepool (1,11 mld) dhe Tottenham (1,04 mld). Në vend të gjashtë, me 1,02 miliardë, Manchester City, që krahasuar me kundërshtarët ka luajtur katër sezone më pak në Premier League nga viti 1992 e deri më sot. Sezonin e ardhshëm Everton do të bëhet klubi tjetër që do të tejkalojë 1 miliard të ardhura, duke qenë sot në kuotën 960 milionë sterlina. Ajo që do të fitojë më pak do të jetë Ëest Bromëich Albion që pavarësisht rënies, do të arkëtojë 96 milionë sterlina. Të gjitha skuadrat e tjera, duke përfshirë Stoke City dhe Swansea do të fitojnë më shumë se 100 milionë sterlina.