Kampionatet drejt fundit/ Cilat janë skuadrat që mund të fitojnë titullin këtë javë?

Premte, 06 Prill 2018 15:39

Shumica e kampionateve në Europë kanë hyrë në fazën finale, ku pritet te shpallen edhe fituesit. Në ‘Budesligë’, ‘Premier League’ dhe ‘Ligue 1’ kjo mund të ndodhë që këtë fundjavë.

Bayern Mynchen dhe Paris SG, që sezonet e fundit kanë dominuar respektivisht në kampionat e tyre, do t’i shtohet edhe Manchester City.

Bayern Munich duhet të fitojë në fushën e Augsburg të shtunën, për të shtuar një tjetër titull në palmaresin rekord të Bundesligës, në këtë drejtim. Në rastin e PSG, kjo vlen nëse edhe Monako humbet.  Dominimi i bavarezëve në Gjermani është i madh dhe pas zvetënimit të Dortmundit, nuk duket se ka skuadër tjetër që i rivalizon.

Manchester City, nga ana tjetër, ka përpara një ndeshje të madhe për të fituar titullin e Premier League. Dyshimi i Guardiolës do të jetë nëse do të rezervojë lojtarët për duelin kthyes vital të Champions-it kundër Liverpool, apo të luajë me të gjithë për ta fituar titullin në “Etihad”, në derbin kundër rivalëve të të njëjtit qytet. 84 pikë të “qytetarëve” përkundrejt 68 pikëve të djemve të Mourinhos do të thonë ndryshe: një fitore e Manchester City do ta vendoste atë 19 pikë distancë nga vendi i dytë, në kohën kur do të mbeteshin edhe 18 pikë në lojë deri në përfundim të kampionatit.

PSG ka më shumë vështirësi, që të jetë zyrtarisht kampion këtë fundjavë, duke qenë se nuk varet nga vetvetja. Skuadra e Unai Emery duhet të mposhtë sot Saint-Etienne dhe të shpresojë që Monako, kampionia në fuqi, ta humbasë ndeshjen e saj.

Login to post comments