Trajneri i ri i Vllaznisë, Ervis Kraja është prezantuar sot para ekipit.
Pranë tij ishte edhe administratori i klubit gjerman Astrit Gjyrezi.
Kraja është shprehur se duhet të japin maksimumin për dy ndeshjet e mbetura.
Trajneri i parë Ernest Gjoka dha dorëheqjen një ditë pas humbjes me Partizanin.
Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi, tashmë lufta e fortë do të bëhet për Europën, mes Luftëtarit, Partizanit dhe laçit, ndërsa mbijetesa me shumë gjasa është vendosur me dështimin e Vllaznisë.