Publikohet lista paraprake e Gjermanisë për Botërorin, lihen jashtë...

Tuesday, 15 May 2018 15:44

Gjermania ka publikuar sot listën e 35 futbollistëve të grumbulluar, ndërsa më datë 4 do të shpallet edhe përfundimtarja me vetëm 23 të përzgjedhurit e Joachim Low.

Diçka që bie në sy në këtë listë është mungesa e  futbollistit Mario Gotze, i cili për shkak të formës së tij fizike jo të mirë nuk do ti bashkohet përfaqësueses gjermane dhe ajo e mbrojtësit me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi.

“Detyra ime si trajner i kombëtares fatkeqësisht disa herë është edhe të prish ëndrrat. Unë nuk marr asnjëherë vendime kundër lojtarëve, por për skuadrën. Shpesh varet nga gjëra të vogla, por kriteri i zgjedhjes janë cilësia atletike, që ka një rol qendror dhe që skuadra të jetë e bashkuar si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”, ka thënë trajneri i Gjermanisë.

Lista e plotë e Gjermanisë:

Portierë: Leno (Leverkusen), Neuer (Bayern), Ter Stegen (Barcelona) dhe Trapp (PSG).

Mbrojtës: Boateng (Bayern), Ginter (Gladbach), Hector (Colonia), Hummels (Bayern), Kimmich (Bayern), Plattenhardt (Hertha), Rüdiger (Chelsea), Süle (Bayern), Tah (Leverkusen).

Mesfushorë: Brandt (Leverkusen), Draxler (PSG), Gündogan (City), Khedira (Juventus), Sané (City), Reus (Dortmund,) Kroos (Real Madrid), Goretzka (Schalke), Rudy (Bayern) dhe Özil (Arsenal).

Sulmues: Mario Gómez (Stuttgart), Müller (Bayern), Werner (RB Leipzig) dhe Petersen (Friburgo).

lista

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 18:16
Login to post comments