11 persona kanë mbetur të plagosur në Katalonjë, teksa po ndihmonin në realizimin e një interviste me yllin e futbollit Andres Iniesta, për emisionin spanjoll “Chester”.
Drejtuesit e emisionit kishin planifikuar që intervistën ta realizonin në ambient të hapur në një nga lagjet e qytetit.
Në këtë intervistë mesfushori do të fliste rreth karrierës së tij dhe të ardhmes larg katalanasve.
Kështu ata e kanë parë të arsyeshme improvizimin e një tribunë spektatore, e cila fatkeqësisht pak para se të fillonin intervistën nuk ka mbajtur dot peshën e personave dhe është rrëzuar.
Për shkak të këtij incidenti, 11 persona kanë mbetur të plagosur nga ngjarja, mes tyre edhe fëmijë, por fatmirësisht asnjë nuk është në gjende të rëndë.
Ndërsa regjistrimet e emisionit janë anuluar dhe të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital.