Futbolli ka pësuar një sërë ndryshimesh qëkur në krye të FIFA-s është Gianni Infantino.
Risitë e tij fillojnë me zgjerimin e Botërorit në 28 skuadra, apo sistemi i videoarbitrimit që do të përdoret këtë verë në Rusi.
Por, ndryshimi i fundit që drejtuesi zvicerian ka sjell në sport më të ndjekur në botë është ajo për reformimin e Botërorit të Klubeve, një turne që do të marrë përmasa sportive dhe financiare si asnjëherë më parë.
Turneu në fjalë do të ketë një hapsirë kohore 4-vjeçare dhe do të zhvillohet një vit para Kupës së Botës për kombëtaret.
Skuadrat pjesëmarrëse, sipas formatit të ri do të jenë 24, të vendosura mbi një kriter gjeografik.
Në këtë ndryshim të Botërorit të Klubeve do të jenë 12 ekipe europiane, 4 amerikano-jugore, dy afrikane, po kaq aziatike dhe amerikano-veriore, e dy të fundit të ndarë: një nga “play off”-i dhe një nga vendi organizator.
Kriteret e kualifikimit nuk janë ende mjaftueshmërisht të qarta, por FIFA synon të ketë në Botëror të gjithë emrat e mëdhenj, me praninë e klubeve që kanë fituar të paktën 3 herë “Champions League”, si dhe skuadra të tjera si Atletico apo Dortmund.
Investitorët kryesorë janë gati të hedhin 3 miliardë euro për çdo edicion. Një e treta e kësaj shume do të përdoret nga FIFA, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë në favor të klubeve, minimalisht 60 milionë euro për çdo pjesëmarrës.
Kampionati i parë do të zhvillohet në vitin 2021, në muajin qershor, e Kina është pretendentja kryesore si vend organizator.