Sonte në mbrëmje në orën 20:45 në stadiumin Lyon të Francë do të zhvillohet takimi që vendos fituesin e “Europa League”. Skuadra favorite për të fituar trofeun është Atletico Madrid, fitore e cila do të ishte e treta për ekipin spanjoll.
Ndërkohë nga ana tjetër ekipi francez i Marsejës mund të ndihet e favorizuar nga fakti që ndeshja do të zhvillohet në vendin e tyre.
Madrilenët kanë fituar edicionin e parë pra atë të 2010-ës, vit ky kur turneu mori këtë emër duke zëvendësuar Kupën UEFA, si dhe triumfuan sërish në vitin 2012. Gjithashtu në sezonet e fundit, sipas renditjeve të UEFA-s, Atletico ka qenë gjithmonë pas Real Madrid si skuadra e dytë më e mirë e Europës.
Nga ana tjetër, Marsejezët luajnë finalen e tyre të parë evropiane që prej sezonit 2003-2004 kur me Fabien Barthez dhe Didier Drogba në radhët e tyre mundeshin nga Valencia në Kupën UEFA.
Megjithatë fituesin e kupës do ta mësojmë vetëm pasi ky takim të ketë mbaruar, ndaj një ndeshje e një rëndësie të tillë është për mos tu humbur.