Gianluiggi Buffon pritet që gjatë kësaj jave të njoftojë tërheqjen nga futbolli dhe për këtë arsye te Juventusi kanë nisur tentativat për zëvendësimin e portierit legjendar.
Mediat italiane shkruajnë se klubi bardhezi i cili këtë sezon fitoi titullin e shtatë radhazi e ka arritur tashmë akordin me portierin e ardhshëm, por ai nuk është Donnarumma, kandidat potencial i përfolur vitet e kaluara.
Fjala është për portierin e Genoa-s Mattia Perin. Allegri është i bindur tashmë se për të pasur një ecuri pozitive në kampionat dhe njëkohësisht edhe në Europë është e nevojshme që të ketë në dispozicion dy portierë kryesorë.
Thuhet se me Perin është arritur akordi për të nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon. Ndërkohë marrëveshja me presidentin e Genoas është ende në diskutime.