Liberty Media, pronarja e re e "Formula 1", ka vendosur që për këtë sezon të mos lejojë modelet bukuroshe të jenë të pranishme në startin e garave dhe në podium.
Por organizatorët e garës në Monako kanë vendosur që ta thyejnë pjesërisht këtë rregull të vendosur në fillim të këtij sezoni.
Modelet bukuroshe nuk do të rimarrin “punën” e tyre, por ato do të jenë të pranishme para fillimit të garës për të realizuar foto me pilotët, si dhe me fansa, e nuk do të mbajnë pankartat e pilotëve, apo të mirëpresin në podium fituesin, detyrë që Liberty Media ua ka lënë 20 fëmijëve.
Edhe pse jo si në të kaluarën, në Monako pritet të rikthehet binomi femra e motorë në "Formula 1".
Kështu, të gjithë të pasionuarit pas garave me makina, do të kenë serish mundësinë të shohin vajzat e bukura, me taka të larta dhe veshje provokuese, gjatë garave në cirkuitet e Formulës.