×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

De Biazi: Kam oferta nga dy klube dhe një kombëtare në Botërorin e Rusisë

E mërkurë, 23 May 2018 11:50

Ish-trajneri kuqezi, De Biazi, i cili e dërgoi Shqipërinë për herë të parë në finalet e një kompeticioni madhor, në “Euro 2016”, ka mbetur i paangazhuar dikur tjetër, që kur u nda pas 5 vitesh me shqiptarët.

Natyrisht, në këtë periudhë ka drejtuar pak muaj Alaves në Spanjë, por pa sukses, sepse u shkarkua shpejt për rezultatet të dobëta.

Meqë tashmë jemi në kohë merkatoje, emri i tij ka nisur të lakohet sërish. Vetë 60-vjeçari nga Sarmede ka thënë për mediat italiane se po vlerëson aktualisht ofertat e dy klubeve të huaja dhe të një kombëtareje. De Biazi e vlerësoi të ardhmen e tij në mikrofonin e “Sky Sport”:

“Po shqyrtoj mundësitë për të drejtuar jashtë. Kam oferta nga dy klube dhe një ekip kombëtar, që do të marrë pjesë në Kupën e Botës së kësaj vere.

Trajneri i ekipit kombëtar do të largohet pas turneut në Rusi dhe më kanë kontaktuar. Natyrisht, nuk them se cila kombëtare është, por kam nevojë për një projekt që më përfshin mua 100%. Kjo është ajo që dua”.

De Biazi ka folur edhe për zgjedhjen e trajnerit Roberto Mancini në krye të Italisë: “Unë besoj se vitet e kaluara në Angli, Turqi dhe Rusi i kanë dhënë atij përvojën e mjaftueshme.

Gjithashtu, ai ka moshën e duhur për të marrë përsipër këtë sfidë. Të drejtosh në këtë moment Italinë, katër herë kampione e botës, është detyrë mjaft e vështirë, duke pasur parasysh se futbolli italian nuk mund të mbështetet sot në lojtarë si Totti, Del Piero, Buffon dhe Pirlo”./telesport/

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 12:05
Login to post comments