U mbyll edhe java e fundit e Kategorisë Superiore për këtë sezon.
Siç edhe pritej disa prej takimeve si ai midis Skëndërbeut dhe Vllaznisë patën surpriza.
Takimi Kukësi-Flamurtari u mbyll me barazim 2-2 duke bërë që të dyja skuadrat ta mbyllin sezonin me një renditje që ishte vendosur që përpara.
Kukësi më në fund zyrtarizoi pjesëmarrjen në “Europa League” ndërsa Flamurtari arriti që të sigurojë që të jetë pjesë e kategorisë së kampionëve edhe për sezonin e rradhës.
Takimi Laçi-Teuta u mbyll me rezultatin 4-2 duke mos ndryshuar asgjë në renditjen e tyre.
Lushnja-Luftëtari mbaroi me fitoren e gjirokastritëve me rezultatin 1-2, duke vulosur rënie e Lushnjes dhe pjesëmarrjen e Luftëtarit në “Europa League”.
Takimi I Partizanit me Kamzën u mbyll me një gol të vetëm nga këta të fundit duke bërë që t’I shpëtojnë rënies.
Ndërsa takimi Skëndërbeu-Vllaznia ishte një supersurprizë, korçarët u mundën thellë me reultatin 1-5, duke bërë që shkodranët të marrin 3 pikë në këtë takim, por prap pa arrritur t’I shpëtojë rënies.
E si rezultat I të gjithë kampionatit, kampioni I padiskutuar është skuadra korçare.
Rezultatet:
Renditja: