Skënderbeu u shpall kampion i Superligës për herë të 8-të në histori të saj. Skuadra korçarë ngriti sot trofeun përballë tifozerisë së saj.
Ka qenë presidenti Armando Duka dhe sekretari Ilir Shulku ata që dhuruan medaliet dhe trofeun për skuadrën kampione.
Pas ngritjes së trofeut në qiell nga kapiteni Orges Shehi, futbollistët dhe stafi kanë shkuar për të festuar me tifozët.
Nuk munguan as figurat e njohura korçare në shkallët e stadiumit për të festuar titullin e 8-të në histori.