Xhani De Biazi ka qenë dje i ftuar në një emision radiofonik në “RMC Sport”. Ish-trajneri i Shqipërisë analizoi ecurinë e disa klubeve të Serisë A.
Duke u ndaluar tek ajo e kuqezinjve, 61-vjeçari që katër vite më parë dërgonte Kombëtaren shqiptare në Europian deklaroi se: “Rino punoi shumë mirë në vitin e tij të parë si trajner në Serinë A.
Vlerat e punës së tij shtohen kur marrim parasysh të gjithë presionin që ai kishte në krye të Milanit.
Gatuzo i transmetoi grintën e tij një organike me moshë shumë të re, ndaj mendoj se me ndonjë blerje skuadra mund të rritet edhe më shumë, por nuk mund të flitet për t’u shpallur kampion”./Panorama/