Juventus ka dy tifoze tejet seksi. Motrat Jade dhe Taylor këtë sezon kanë festuar dy trofe tepër të rëndësishëm që djemtë e Allegrit arritën të ngrenë në “Olimpico” dhe “Allianz Stadium”.
Bardhezinjtë ia dolën që të triumfojnë në finalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit dhe në fund siguruan titullin kampion në “Serie A”.
“SportMediaset” i ka kushtuar një artikull të shkurtër dy bukurosheve bionde, të cilat kanë një simpati të veçantë për klubin torinez.
Jade dhe Taylor janë tejet të dhëna pas fotove, ku realizojnë shumë të tilla dhe i ndajnë me fansat në rrjetet sociale.