Kupa e Shqipërisë/ Laçi-Skënderbeu, ekspertët përballë kampionëve

Diel, 27 May 2018 14:40

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të vërë përball mbrëmjen e sotme ekipin e Laçit me atë të Skënderbeut.

Për laçjanët kjo është hera e katërt në pesë vjet që garojnë për këtë trofe .Laçi ekspert i Kupës, me një marrëdhënie dashurie intensive me trofeun e dytë futbollistik për nga rëndësia në vend.

Ndërsa, Skënderbeu nuk e ka fituar asnjëherë këtë kupë, e cila është një trofe që deri vitin e kaluar nuk kishte arritur të ndizte shkëndijën e dashurisë në skuadrën korçare që ishte në finale edicionin e kaluar ku humbi përballë Tiranës, por këtë vit duket se gjërat kanë ndryshuar këtë vit.

Skënderbeu kërkon  trofeun që i mungon në larmishmërinë e trofeve të klubit dhe mbi të gjitha triumfin e dyfishtë në kampionat e Kupë.

Laçi ekspert i ndeshjeve për kupën e vendit do të bëjë gjithçka mundet për të rimarrë këtë trofe, ndërsa Skënderbeu nga ana tjetër do t’i shtojë raftit të tij të kupave edhe këtë trofe që i mungon deri më tani.

Bilanci sezonal thotë dy fitore të Skënderbeut dhe dy të Laçit, ajo e fundit që la një shije veçanërisht të hidhur për Ilir Dajën, por kjo është një ndeshje tjetër, një finale Kupë ku gjithçka është për t’u fituar.

Takimi i kupës do të luhet në orën 19:00./55news.al

Modifikuar më Diel, 27 May 2018 14:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...