Ndërhyrja e tij ndaj Salah, në pjesën e parë të finales së Champions League ka detyruar egjiptianin Mohamed Salah të linte fushën e blertë pas një dëmtimi në shpatull.
Teksa Salah dilte nga fusha duke qarë, Ramos vazhdoi lojën, madje u kap edhe nga kamerat duke qeshur dhe duke biseduar me arbitrin anësor.
Pas festimeve, Ramos i dedikoi një status në Twitter Salah, ku shkruante:“Ndonjëherë futbollit të tregon anën e mirë dhe ndonjëherë anën e keqe. Mbi të gjitha jemi në të njëjtën anë. Shërim të shpejtë Mo Salah.”