F1/ Riccardo vendos "diktatin" në Monaco

Diel, 27 May 2018 17:28

Daniel Riccardo është fituesi i Çmimit të Madh të Monte Carlos.

Pasi bëri gjithçka mirë në provat zyrtare, piloti australian i "Red Bull" preu i pari finishin dhe në garë, duke bërë "realitet" ëndrrën për të triumfuar në pistën e principatës së Monaco-s.

Vendi i dytë shkoi për gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel dhe vendi i tretë për Lewis Hamilton. Gara nis pa surpriza, me pilotët që ruajtën pozicionet e tyre edhe pse bëhet fjalë për një pistë të ngushtë në rrugët qytetase të Montekarlos e ku aksidentet janë të shpeshta. 

Por çuditërisht gara është e qetë dhe nuk ka surpriza, duke e bërë atë të mërzitshme për fansat. I vetmi që rikuperon pozicione në pistë është Verstappen që e nisi garën nga vendi i fundit dhe në fundin e saj u pozicionua në vendin e 9-të. 

Ricciardo fiton garën me meritë, pasi e kontrolloi atë gjatë gjithë kohës, ndërkohë që edhe Vettel e Hamilton ngjiten në podium. Britaniku i Mercedes ruan kreun e renditjes së Botërorit të Formula 1, në kuotën e 110 pikëve, ndjekur nga Vettel me 96 pikë e Ricciardo 72 pikë i treti, ndërkohë që gara e radhës, do të jetë pas dy javësh në Kanada. 

walteri.jpg

Login to post comments