Një natë më parë, festa e Realit u zbeh deri diku me një deklaratë të papritur të yllit portugez, Kristiano Ronaldo.
Ai la të kuptohet se do të largohet nga kampionët e Europës, teksa u shpreh i lumtur që ishte pjesë e këtij klubi.
Teksa të gjithë menduan se ishte një deklaratë e momentit, sot CR7 tha se nuk është penduar për atë që ka thënë.
Ai ka deklaruar se do të flasë pas një jave mbi të ardhmen e tij, dhe se asgjë nuk ka lidhje me paratë.
Me Realin, Ronaldo ka fituar çdo titull të mundshëm edhe në aspektin personal ku është shpallur 4 herë fitues i Topit të Artë.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të thotë Ronaldo pas disa ditësh.