Miqësorja me Kosovën, Cikalleshi: Sfidë vëllazërore, por japim maksimumin

Diel, 27 May 2018 20:56

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka thënë se lojtarët do japain maksimumin në dy miqësoret e ardhshme, atë ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

Ndeshjet do zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e ardhshme të Evropianit, ku Shqipëria do të kërkojë kualifikimin e dytë radhazi.

“Janë dy ndeshje të rëndësishme. Më interesantja është përballja me Kosovën, që është si një vëllazërore. Por, ne do të hyjmë në fushën e lojës për të dhënë maksimumin. Shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv, si me Kosovën, ashtu edhe me Ukrainën”, deklaroi Cikallesh.

Sfida mes Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet të martën në orën 19:00, në stadiumin ‘Letzigrund’ të Zyrihut në Zvicër.

Login to post comments