Penalltia inekzistente i jep kupën e parë në histori Skënderbeut

Diel, 27 May 2018 21:10

Skënderbeu ka fituar Kupën e Shqipërisë për herë të parë në histori, duke mposhtur Laçin me rezultat minimal 1-0.

Pjesa e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekura ku Laçi ishte disi më mirë se Skënderbeu.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës ka qenë mjaft i kënaqshëm nga të dy klubet.

Në minutën e 70 korçarët kanë kaluar në avantazh me anë të një 11 metërshi mjaft të kontestuar, ku faulli i shkaktuar nga Gjoni ishte dukshëm jashtë zonëe.

Në minutat e fundit të takimit Laçi ka shënaur golin e barazimit, por anësori ka ngritur flamurin për pozicion jashtë loje.

Login to post comments