Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dorëzuar ekipit të Skënderbeut Kupën e Shqipërisë, pas fitores së këtyre të fundit kundër Laçit me rezultatin 1-0.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta uron Skënderbeun për trofeun e dytë në këtë sezon, si dhe nuk lë pa përgëzuars kuadrën e Laçit që dhuroi një garë të fortë.
“Urime ekipit të Skënderbeut për trofeun e dytë, Kupën e Shqipërisë. Përgëzime të sinqerta ekipit të Laçit që dhuroi një garë të fortë e të barabartë deri në minutën e fundit.”- shkruan Meta.