×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dëmtoi Salah, 95 mln egjiptianë i kërkojnë 1 mld euro dëmshpërblim Ramos-it

Hënë, 28 May 2018 18:30

Dëmtimi i Mohamed Salah në dyluftimin me Sergio Ramos në finalen e “Champions League” nuk irritoi vetëm tifozët e Liverpool-it, por edhe një komb 95 milionësh siç është Egjipti.

Ndaj mbrojtësit spanjoll të Realit pas atij momenti në fushë kanë vërrshuar kritika pafund por edhe kërcënime. Së fundmi raportohet se kjo çështje nuk do të mbetet vetëm në kuadrin e fjalëve, pasi një avokat në Kajro do të ngrejë një padi ndaj Sergio Ramos ku si dëmshpërblim do të kërkojë 1 miliardë euro.

“Ramos dëmtoi me dashje Mo Salah dhe duhet të ndëshkohet për veprimet e tij. Do të kërkoj kompensim, që mund të tejkalojë 1 miliardë eurot për dëmtimin fizik dhe psikologjik që Sergio Ramos i shkaktoi Mo Salah dhe popullit egjiptian”,- deklaroi Bassem Wahba në një televizion vendas.

Ndërkohë, peticioni i nisur online për të ndëshkuar Sergio Ramos ka arritur mbi 300 mijë firma të grumbulluara në pak orë dhe numri vazhdon të rritet me ritme të shpejta.

Në internet janë të shumtë ata që flasin për një dëmtim me dashje nga ana e Sergio Ramos, por vetë lojtari spanjoll e ka mohuar këtë.

“Ne ishim në dyluftim për topin. Ramë bashkë dhe duart i kishim të mbërthyera”, deklaroi ai duke i uruar shërim të shpejt Mo Salah.

Vetë lojtari egjiptian qetësoi disi përmes Twitter-it ndjekësit dhe tifozët e vendit të tij. Ai konfirmoi një lajm të shpërndarë më herët nga Federata Egjiptiane e Futbollit dhe pritet që të jetë i nën urdhrat e trajnerit Hector Cooper, që drejton “Faraonët” në fushatën e tyre Rusi 2018.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...