×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Panuçi : Kombëtarja nuk është vend pune, vjen kush e meriton

Hënë, 28 May 2018 19:03

Trajneri Panuçi ka folur në konferencën e zakonshme përpara ndeshjes me Kosovën. Ai si zakonisht ka qenë i qartë në përgjigjet e tij. Panuçi gjithashtu kishte edhe një mesazh për të githë lojtarët, ata që janë grumbulluar dhe ata që nuk janë. Italiani gjithashtu nuk përjashtoi as talentet nga kampionati vendas.

Ka një strategji për të thirrur lojtarë nga Superiorja?
Nuk është se ka ndonjë strategji. Ka shumë lojtarë të mirë në Superiore, si Guri, që e kemi thirrur.

Grupi në dispozicion…
Do të jenë shumë të rëndësishme këto dy ndeshjet e fundit. Janë teste për të formuar grupin, për skuadrën që do luajë në Ligën e Kombeve. Po provojmë edhe për ndonjë lojtar që nuk i ka minutat në këmbë.

Nuk ka shumë mundësi këto ndeshje…
Kemi mundësi, kemi një grup shumë të mirë. Edhe ata lojtarë që nuk janë tani, nuk do të thotë që nuk do jenë në shtator. Dua të jemi fitues në grupin tonë në Ligën e Kombeve. Do shoh edhe çfarë do ndodhë në ndeshjet e tjera.

Një mesazh për lojtarët që nuk janë grumbulluar?
Mesazhin duhet të ma japin ata mua, dhe jo unë atyre. Sinjalet duhet t’i japin ata. Unë i ndjek çdo të shtunë e të dielë. Jo të gjithë mund të vijnë këtu, sepse nuk është një vend pune. Do vijnë ata që e meritojnë. Që nga dita e parë që kam ardhur, mesazhi kryesor ka qenë se kam grumbulluar lojtarët më të mirë dhe më në formë.

Lojtarë të rinj?
Ne kemi skautët tonë në të gjithë europën, dhe kur ata më japin indiciet e para, unë shkoj. Në çdo moment mund të lindë një talent i ri.

Guri ka shënuar më shumë nga të grumbulluar. Impakti i parë, dhe sa shanse ka të jetë titullar?
Është një lojtar shumë serioz dhe ka punuar shumë. Ka bërë një sezon të madh. Mendoj se ka inteligjencën e duhur, që të kuptojë se në Europë është diçka tjetër, po ashtu edhe kombëtarja, pa fyer nivelin e Superiores.

Login to post comments