×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Superndeshja e ‘vëllezërve’, në miqësoren e Zyrihut

Hënë, 28 May 2018 20:24

Mbrëmja e së martës në Zyrih prezanton një përballje emocionuese për Shqipërinë dhe Kosovën, një miqësore që do të vlejë më shumë për testimin e elementëve të rinj, sesa për rezultatin. Dy ekipet që dështuan në kualifikueset e Botërorit do të matin forcat në datën e lirë të FIFA-s.

“Jam i bindur se kemi një kontigjent të mirë futbollistësh, me të cilët mund të fitojmë grupin tonë në Ligën e Kombeve. Ne përpiqemi gjithmonë të fitojmë. Ndaj Norvegjisë humbëm vetëm për shkak të një rasti. Duhet të jemi seriozë në atë që bëjmë.

Fitojmë, barazojmë, apo humbasim, do të duhet të pranojmë atë që jep fusha. Kosova është një ekip me talente, ndërsa Ukraina është shumë e fortë fizikisht. Në këto miqësore doja kundërshtarë të ndryshëm në nivel”,- tha Panucci gjatë konferencës për shtyp të kësaj të hëne.

Për Kosovën është një sfidë e veçantë brenda familjes, që ka lënë mbresa edhe te trajneri zviceran, Bernard Challandes. Por, edhe për atë, fokusi do të jetë ndërtimi i një grupi të denjë për Ligën e Kombeve.

“Është një ndeshje e veçantë, sepse është brenda familjes. Vëllai i vogël përballë vëllait të madh! Do të luajmë me një skuadër të fortë dhe për ne është shumë e rëndësishme për përgatitjet për Ligën e Kombeve.

Shqipëria është me shumë përvojë, ka marrë pjesë në Europian. Ne do të mësojmë shumë në këtë miqësore. Mavraj ndoshta ka më shumë ndeshje ndërkombëtare, sesa e gjithë skuadra ime”,- tha Bernard Challandes, në konferencën e tij për shtyp.

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 20:34
Login to post comments