Lionel Messi, i konsideruar nga shumë si lojtarë më i mirë në histori të futbollit, ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Pasion por el futboll” në televizionin El Trece në Argjentinë.
I turpëruar të flasë për cilësitë e veta si futbollist, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka thënë se falë Zotit ai është futbollisti që ne e njohim sot, transmeton gazeta Express.
“Zoti ma dha një dhunti për të luajtur kështu. Pa të, nuk do të kisha arritur askund. Pas kësaj, e kam bërë të pamundurën për të triumfuar”, ka thënë Messi.
Ai ka shpjeguar se gjithmonë tenton të përmirësohet dhe të rritet si futbollist.
“Këtë e kam bërë që prej se kam qenë i vogël. Përpiqem ta ruaj profesionalizmin. Gjithmonë përpiqem të përmirësohem, të vazhdoj të rritem, por mënyra sesi unë luaj ka qenë e tillë gjithmonë”, shtoi ai.