Në stadiumin “Letzigrund” të Zyrihut do të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Takimi mes dy përfaqësueseve është quajtur “vëllazëror”, edhe pse të dy trajnerët duan nga të besuarit e tyre të shfaqin më të mirën në fushën e lojës.
Christian Panucci dhe Bernard Challande i kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare. Panucci ka zgjedhur të hedhë sot në fushë që nga minuta e parë dy debutuesit Ndoji dhe Guri, duke shpresuar që dëshira e tyre të bëjnë diferencën në një rreshtim ku mungojnë shumë nga titullarët e zakonshëm.
Nga ana tjetër, Challande i ka besuar një rreshtimi shumë sulmues, me emra si Rashica, Avdijaj, Zeneli e Muriqi që luajnë të gjithë që nga minuta e parë e takimit së bashku, me dëshirën për të shënuar në portën e Berishës. Kjo miqësore do të startojë në orën 20:00.
Formacionet zyrtare
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Lika, Ramadani, Qaka, Ndoj, Roshi, Guri, Cikalleshi
Trajner: Ch. Panucci
Kosova: Ujkani, Vojvoda, Ismajli, Rrahmani, Aliti, Halimi, Shala, Rashica, Avdijaj, Zeneli, Muriqi
Trajner: B. Challande