Shiste kokainë në Gjermani, në pranga ish-futbollisti i Skënderbeut

Tuesday, 29 May 2018 19:53

Një nga ish-futbollistët shqiptar është arrestuar para disa ditëve në Gjermani pasi u kap në flagrancë me 3 kg kokainë me vlerë 45 mijë euro si dhe me 10 kg marijuana dhe 500 gr heroine që vlenin 33,500 euro.

Edhe pse policia nuk kanë bërë të ditur emrin, “newsport” ka zbuluar se lojtari në fjalë është Bekim Kuli, i cili ka luajtur me disa ekipe në Shqipëri, si Dinamo, Skënderbeu, Teuta, Besa dhe së fundmi Bylis në Kategorinë e Parë.

Autoritet monitoronin prej kohësh zonën në lindje të Regensburg dhe kishte organizuar një operacion ku personat që mbaheshin në mbikëqyrje, përfshirë edhe ish-futbollistin shqiptar, kishin bërë negociata me oficerë policie për shitjen e 3 kg kokainë.

Ai kishte shkuar edhe në Holandë për të inspektuar ‘mallin’, por më pas marrëveshja nuk ishte realizuar. Palët më pas kishin bërë negociata për shitjen e një sasie marijuanë dhe heroine. Pasi transaksioni ishte kryer, policia i kishte vënë prangat personave të përfshirë. Roli i ish-futbollistit shqiptar kishte qenë të numëronte dhe ruante paratë.

Pas një seance gjyqësore me dyer të mbyllura prej rreth një ore e gjysmë dhe bisedimesh edhe me familjarët e dëshpëruar të tij, u arrit një marrëveshje. Gjykatësi i ofroi një marrëveshje prej 2 vitesh e gjysmë deri në tre vite burg për një dëshmi të plotë. Ai pranoi, duke treguar edhe emrat e bashkëpunëtorëve.

36-vjeçari sqaroi para trupit gjykues se ai kishte shkuar në Gjermani në dhjetor të 2017 me qëllimin për tu bërë trajner, por ishte mashtruar nga personit që i kishte premtuar këtë gjë.

kuli

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 19:56
Login to post comments