Një nga futbollistët më të njohur të Kombëtares, Mërgim Mavraj, është përfolur shpesh herë nga mediat për lidhjet e tij të dashurisë.
I fundit ka qenë rasti i para një viti, në të cilin bëri bujë ndarja e tij nga e dashura gjermane Lisa.
Pas ndarjes, Lisa, deklaroi se futbollisti shqiptar e kishte tradhtuar 35 herë.
Megjithatë, së fundmi duket se gjërat kanë ndryshuar dhe çifti është bashkuar duke hedhur pas krahëve gjithçka që kishte ndodhur më parë.
Në “Prive” është publikuar një foto e çiftit dhe ku shkruhet se burime pranë tyre janë shprehur se Mavraj është prej disa vitesh i lidhur me një vajzë gjermane.
Në foto vajza e ka mbuluar pjesën më të madhe të fytyrës me telefon, por ajo ngjan shumë me Lisën dhe ndoshta është vet ajo.