26 vjeçari i është përgjigjur të gjithë atyre që mendojnë se kontrollohet nga babai, duke thënë se vet vendos për fatin e tij.
Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymari, e ka lavdëruar babain e tij, por insiston se ai merr vet vendimet përfundimtare për të ardhmen.
Neymar vazhdon të lidhet me një kalim te Real Madridi pas vetëm një sezoni në PSG, ku arriti për një shumë rekord nga 222 milionë euro nga Barcelona vitin e kaluar.
26 vjeçari ka thënë se babi është këshilltari më i mirë si dhe shërben si agjent, por Neymar Jr. thotë gjithçka tjetër është në dorën e tij.
“Babai nuk vendos për karrierën time. Unë jam i vetmi që vendosi për atë”, tha braziliani.
“Ai është këshilltari më i mirë dhe kërkoj ndihmë gjithmonë nga ai, por në fund, është në dorën time”.