FIFA ka vendosur se ku do të luhet ndeshja miqësore e 3 Qershorit mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Pas vendosjes së zhvillimit të ndeshjes në stadiumin Camille Fournier të qytetit francez Evian, trajneri i kombëtares së Ukrainës Andriy Shevcenko, ishte i pakënaqur me stadiumin sa i përket kapacitetin e tij.
Ukrainasit iu drejtuan edhe FIFA-s që u përgjigj sot zyrtarisht duke kërkuar që çdo gjë të vazhdonte sipas planit. Nëse ukrainasit nuk do të paraqiten në ndeshje do të ketë penalizime financiare.