Gratë në Shqipëri dekurajohen për të punuar, janë më të arsimuara dhe …jetojnë më gjatë

E Enjte, 07 June 2018 16:34

Shqipëria mund të mos jetë vendi ideal për femrat sa i përkët tregut të punës. Pjesëmarrja e tyre në këtë treg është më e ulët sesa ajo e burrave dhe dekurajimi është një tendencë që shfaqet gjerësisht për këtë grup. Por nga ana tjetër gratë janë më të arsimuara sesa burrat pasi zenë përqindjen më të lartë të atyre që kanë arsim të lartë. Të gjitha këto të dhëna u bënë publike gjatë prezantimit te “Burrat dhe Gratë në Shqipëri”, një studim i fundit i Institutit të Statistikave(INSTAT), përmes i cili hedh dritë mbi realitetin s hqiptar lidhur me popullsinë, shëndetin, arsimimin dhe vendimmarrjen, duke sjellë ne fokus barazinë gjinore.

Në konferencën me të njëjtin titull ishin të pranishëm Zv. Kryeministrja, Senida Mesi, Brian Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB në Shqipëri si dhe Heinz Habertheuer, përfaqësues i Agjencisë Austriake për Zhvillim në Shqipëri. Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Delina Ibrahimaj, vuri theksin mbi rëndësinë që ky publikim ka për institucionet shtetërore, biznesin dhe popullsinë.

Publikimi përmban dëshmi të rëndësishme për politikëbërësit dhe vendimmarrësit që punojnë në çështjet gjinore dhe përfshin një gamë gjithnjë e në rritje të statistikave gjinore në Shqipëri. “Nga këto risi të publikimit mund të përmendim përfshirjen e lëvizjeve të brendshme për burra dhe gra në kapitullin e popullsisë, si dhe disa të dhëna mbi familjet shqiptare me një analizë gjinore”, tha Ibrahimaj.

Ndërsa, Koordinator i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Z. Brian Williams, u shpreh se mbështetja që UN Women ka dhënë për INSTAT lidhur me këtë çështje është i një rëndësie të veçantë, duke adresuar kështu objektivin numër 5 të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm globalë, arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i të gjitha grave dhe vajzave.

Në fjalën e saj, Zv. Kryeministrja, Senida Mesi, tha se qeveria dhe ajo personalisht janë tërësisht të angazhuar për përparimin e çështjeve gjinore dhe fuqizimin e rolit të gruas. Ajo vlerësoi këtë publikim si një instrument shumë të rëndësishëm për të ndërtuar politikat dhe strategjitë e duhura, duke shërbyer si një mekanizëm mbështetës për politikat ndërkombëtare për barazinë gjinore.

Nga ana tjetër, Përfaqësuesi i Agjencisë Austriake për Zhvillim në Shqipëri Heinz Habertheuer, në fjalën e tij në konference vuri theksin mbi rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje. Sipas tij numri i grave në tregun e punës vazhdon të jetë në përqindje të ulëta, ndërsa pjesa më e madhe e grave dekurajohen për të punuar. Habertheuer u shpreh se mungesa e një shërbimi të strukturuar për kujdesin ndaj fëmijëve sjell mbingarkesë në veçanti për gratë e punësuara.

Publikimi ka analizuar statistikat e vendimmarrjes, të cilat tregojnë sesa të fuqishme po bëhen grate në politikë dhe biznes, si dhe në jetën e përditshme. Konkretisht, në fund të vitit 2017, niveli I përfaqësimit të grave në parlament ka arritur përqindjen më të lartë 29 %, që prej vitit 2013, dhe përqindja e grave drejtuese në ndërmarrje është 30 %.

Përqindja e grave ndërmjet këshilltarëve të bashkive është 36,9 %. Pjesëmarrja e gruas në misionet diplomatike në vitin 2017, ka qenë në nivele të krahasueshme me burrat, ku përqindja e ambasadorëve gra ishte 27,0 %, ndërsa gratë në pozicionin e Ministrit ishin 57,0 %.

Sipas publikimit “Burrat dhe Gratë në Shqipëri”, rezulton që lindin më shumë djem sesa vajza, por nga ana tjetër gratë jetojnë më gjatë sesa burrat. Përkatësisht, gratë jetojnë mesatarisht rreth 3 vjet më shumë sesa burrat. Shëndeti është një tjetër temë e trajtuar nga publikimi, ku vendoset theksi tek sëmundjet që prekin më tepër shqiptarët dhe abortet.

“Në Shqipëri si për burrat dhe për gratë, vijojnë të jenë “grupsëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat shkaktojnë 56,8 % të vdekjeve tek gratë dhe 50,7 % të vdekjeve tek burrat”, shkruhet në publikim. Duke u ndalur tek shëndeti, Znj. Ibrahimaj, theksoi se “këto shifra duhet t’u shërbejnë politikëbërësve për të marrë vendime sa me të mira në lidhje me planifikimet buxhetore në shëndetësi. Siç shihet ndjehet dhe domosdoshmëria për të pasur një buxhet gjinor në vend ku politikat të jenë të fokusura edhe në implementimin e barazisë gjinore në praktikë”.

Abortet janë një tjetër aspekt i shëndetit kur vjen fjala për analiza gjinore. Të dhënat tregojnë se për çdo 5,9 lindje, ka ndodhur paralelisht edhe një abort, i kryer më së shumti në grupmoshat 20-34 vjeç, që në pjesën më të madhe të tyre janë spontane (77,4 %). Kur vjen fjala për arsimin, tek shkollimi parauniversitar mbizotërojnë djemtë, por shkollimi i lartë është i dominuar nga vajzat me rreth 60%.

Gratë janë gjysma e popullsisë së këtij vendi dhe për rrjedhojë ato janë pjesë shumë ë rëndësishme e zhvillimit shoqëror në vendin tonë, ku politikat integruese dhe rritja e aksesit të tyre në vendimmarrje apo fusha të tjera të jetës duhet të jetë prioritet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...