Nga dasma në mort, përcillen për në banesën e fundit kushërinjtë nga Gjirokastra

Tuesday, 10 Prill 2018 13:17

Familja Murataj nga fshati Kutë i Mallkastrës, që pas dasmës hapi dyert e mortit, pasi djali i tyre Fisniku 32-vjeç, kushëriri i tij Agustini 30-vjeç dhe e fejuara e Fisnikut një shtetase franceze, humbën jetën në një aksident rrugor, i ka përcjellë sot me dhimbje të madhe në banesën e fundit.

Të gjithë kokulur, me lotët që iu kanë pllakosur në fytyerë e iu kanë zëvendësuar fjalët, familjarët e të afërmit e dy djemve janë mbledhur sërish në atë shtëpi, ku dy ditë më parë gëzonin për ardhjen e një nuseje të re.

Trupat e të rinjve, Fisnikut dhe Agustinit janë mbajtur në të njëjtin ambient, ndërkohë që trupi i shtetases franceze Naza Aham, ndodhet ende në morg, në pritje që ta tërheqin familjarët e saj.

Të gjithë familjarët, të afërmit e miqtë mbanin në duar karafila të kuq, të cilët i vendosën më pas mbi arkivolet e dy të rinjve, që humbën jetën në lule të rinisë.

SI NDODHI AKSIDENTI
Aksidenti tragjik me 3 jetë të humbura u shënua mëngjesin e së hënës rreth orës 08:10 në aksin Levan-Tepelenë, ku 2 kushërinjtë Fisnik e Agustin Murataj si dhe një shtetase franceze Naza Aham, e fejuara e Fisnikut, ktheheshin nga dasma e vëllait të ketij te fundit. Automjeti tip “Suzuki” me targa greke IHZ 1755 që drejtohej nga Fisnik Murataj, përfundoi në një kanal në anë të rrugës pranë fshatit Varibop dhe fatkeqësisht 3 të rinjtë u mbytën në ujërat e tij.

Ishin banorët e zonës ata që panë në mëngjes mjetin i cili besohet se kishte qëndruar në kanal për disa orë. Trupat e dy kushërinjve u gjetën brenda automjetit, ndërsa jashtë tij, në ujërat e kanalit u gjet trupi i 34 vjeçares franceze.

Fisnik Murataj dhe Naza Aham, nga Rodezi, një qytet i vogël në jug të Francës ishin të fejuar dhe bashkëjetonin në Greqi. Ata udhëtuan drejt vendlindjes së Fisnikut për t’ju bashkuar gëzimit të familjes, ndërsa bashkë me Agustin Murataj, i cili qëndronte në sediljen e pasme të mjetit, po ktheheshin për të pushuar pas dasmës dhe me pas me shumë gjasa do të ktheheshin në Greqi, ku jetonin dhe punonin.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge si pasojë e shpejtësisë së lartë, megjithatë po hetohet për të zbuluar detaje të tjera për rrethanat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...