×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mësuesi i anglishtes i kapur nga bosët e qendrave tregtare, takson të vegjlit

Tuesday, 10 Prill 2018 19:50

Prokuroria e Kukësit, krahas hetimit që ka nisur për 23 protestuesit në Rrugën e Kombit, po heton edhe veprimet e forcave të Policisë dhe FNSH-së në protestën që përfundoi me djegien e sporteleve të firmës private, që ka marrë koncesionin e mirëmbajtjes së rrugës.

Burime të “Panoramës” brenda Prokurorisë së Kukësit thonë se po hetohet për disa veprime arbitrare të efektivëve të FNSH-së. Hetimet janë përqendruar kryesisht në ditën e protestës, ku policia u qëllua me gurë nga protestuesit dhe ka dyshime se u është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë, çka përbën shkelje të rregulloreve.

Hetimet kanë nisur pasi ka pasur dëshmi nga pjesëmarrës se janë qëlluar dhe provokuar nga policia në atë përplasje. Gjithashtu, janë duke u verifikuar edhe kamerat e sigurisë që gjendeshin atje për sjelljen e policisë.

Në protestën e Rrugës së Kombit, kundër tarifës së kalimit prej 5 euro, mbetën të lënduar 12 efektivë, sipas burimeve zyrtare. Nga ana e protestuesve u arrestuan 23 të tillë, ku 11 u lanë në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjithashtu, ka pasur pretendime edhe për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit. Aksioni i policisë u zhvillua orët e natës, ku disa prej tyre janë arrestuar nëpër banesa. Të njëjtat burime thonë se janë duke u verifikuar edhe metodat e ndjekura nga policia për arrestimin e protestuesve. Momentalisht nuk ka akuza për dhunë gjatë arrestimit apo keqtrajtim në vendet ku janë mbajtur protestuesit.

Të mërkurën që shkoi u zhvillua edhe seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për 23 protestuesit. Për shkak se Gjykata e Kukësit nuk ofronte kapacitetet e nevojshme për mbarëvajtjen e saj, seanca u zhvillua në Gjykatën e Tiranës. Policia e Shtetit mori masa të jashtëzakonshme për zhvillimin e seancës, duke angazhuar plot 1000 efektivë policie dhe duke rrethuar në një perimetër prej 1 km godinën e Gjykatës.

Përkundër masave të sigurisë, përplasje pati brenda mjediseve të Gjykatës mes uniformave blu dhe deputetëve të opozitës, të cilët kërkonin të merrnin pjesë në seancë. Në përfundim, Gjykata vendosi të lërë në burg 11 prej 23 të arrestuarve, ku njëri prej tyre u la në burg me afat 20-ditor. Dhjetë prej protestuesve u lanë në detyrim paraqitjeje dhe dy në arrest shtëpiak. Vendimi u kontestua, si nga protestuesit e shoqërisë civile ashtu edhe nga deputetët e opozitës të pranishëm në seancë.

Vendimet janë apeluar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Mbi protestuesit rëndojnë akuza si tubim i paligjshëm, kundërshtim i forcave të rendit dhe shkatërrim prone. Disa prej tyre kanë rrëfyer në Gjykatë se policia ushtroi terror gjatë arrestimeve, duke i prangosur në orët e vona të natës.

Pas këtyre ngjarjeve, Kryeministri Rama është tërhequr nga tarifimi prej 5 eurosh për kalimin e rrugës për banorët e zonës. Megjithatë, protesta la shije të keqe te maxhoranca, e cila shkarkoi edhe dy këshilltarët e saj në Këshillin Bashkiak të Kukësit, që mbështetën protestën e banorëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...