×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pedagogu risjell në vëmendje “pseudodietën”: Është e rrezikshme për fëmijët

Premte, 30 Mars 2018 13:54

Pedagogu i bioteknologjisë pranë Universitetit Bujqësor, Kristaq Sini, në një deklaratë të tij, ka risjellë në vëmendje dhe një herë rrezikun që vjen nga dieta ditore për fëmijët e kopshteve në Bashkinë e Tiranës.Pedagogu i bioteknologjisë pranë Universitetit Bujqësor, Kristaq Sini, në një deklaratë të tij, ka risjellë në vëmendje dhe një herë rrezikun që vjen nga dieta ditore për fëmijët e kopshteve në Bashkinë e Tiranës. Ai është shprehur se prania, veçanërisht e tërshërës, është e dëmshme për fëmijët.Duke iu referuar deklaratave  të OBSH, ai ka argumentuar rrezikun e diarresë prej fibrave të tërshërës, duke pohuar se ky është një nga shkaqet e vdekjes së fëmijëve, sidomos në vendet e Botës së Tretë.

Ndërkohë ju risjellim edhe një herë në vëmendje dietën e pakët në kalori që dietologia Blerina Bombaj Troci ka hartuar për fëmijët e kopshteve të Tiranës. 

E hënë• Mengjes: 240ml qumesht te skremuar; 1 fete (30gr) buke thekre; 1 veze te zier me vaj ulliri, 15gr gjize pa kripe dhe pak rigon; 1 frut te stines (120gr)• Dreke - Sallate e ngrohte me karrota te ziera te prera ne kubike, spinaq te zier,  patate te ziera me leng mishi (ne kubike te vegjel ose te shtypur), me pak limon dhe vaj ulliri; Pjate kryesore: 50gr mish vici me 30gr bizele, pak karrote, majdanoz, pak qepe, vaj ulliri, 1/5 hudher; 20gr buke thekre• Zemer: 180ml kos; 30gr buke thekre; 1 banane

E martë• Mengjes: 100ml kos me banana dhe tershere te zbutur; 1 veze vaj ulliri dhe pak rigon• Dreke - Pjate e pare: speca te kuq te pjekur me pak hudher, vaj ulliri – te bluar ne forme pureje. Pjate kryesore: fasule te bardha te gatuara me karrote, selino, pak qepe, pak salce domate dhe vaj ulliri• Zemer: 30gr gruri integrale te lyer me gjize te njome; tarator me 100ml kos, vaj ulliri, koper dhe pak kastravec* te grire imet sa per arome; 1 portokall ose 120ml leng portokalli te shtrydhur

E mërkurë• Mengjes: (20gr) trahana me 15gr djathe te bardhe, vaj ulliri dhe buke thekre; 2 mandarina• Dreke – Pjate e pare: Pure lulelakre me 40gr patate, lulelaker, pak hudher, qumesht• Pjate kryesore: Supe pule me oriz, selino, karrote, majdanoz, veze, vaj ulliri.• Zemer: 1 gote qumesht (240ml); 30gr buke thekre e pjekur me veze: 1 frut te stines (120gr)

E enjte• Mëngjes: 1 kek me vaj ulliri, vanilje dhe protokall: 1 gotë qumësht• Dreke – Pjatë e parë: Perime të ziera si kungull, brokoli, karrote, te servirur ne copeza te vogla ose te shtypura; vaj ulliri, pak leng limoni dhe pak majdanoz te grire holle per shije. Pjate kryesore: 90gr patate pure me qumesht, vaj ulliri, 20gr djathe te bardhe• Zemer: 1 veze te zier, kos me pak recel kumbulle dhe tershere te zbutur

E premte• Mëngjes: 120ml qumësht me pak tërshërë të zbutur dhe të ëmbëlsuar me mollë të shtypur dhe banane të shtypur.• Drekë – Pjatë e pare: kungull, karrotë, të shtypur ose pure, me vaj ulliri dhe djathë të bardhë ose gjizë. Pjatë kryesore: makarona të vogla me 30gr mish të grirë, domate të freskët në verë ose salcë në dimër, 15gr djathë kackavall, dhe pak karrota, vaj ulliri.• Zemër: Syltjash me qumësht, oriz, pak sheqer, pak kanellë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...