Tri këshilla për të legalizuar apartamentet

Saturday, 09 June 2018 15:47

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t në një intervistë bën të ditur tri këshillat për procedurat që duhet të ndjekin të gjithë pronarët që kanë apartamente për të legalizuar.

 Artan Lame bën të ditur se janë përfunduar procedurat për legalizimin e 102 pallate në Tiranë dhe janë gati lejet për 8200 banorë. Gjithashtu, Lame bën të ditur se pas legalizimit të pallateve të braktisura në Tiranë do të nisë procesi për pallatet e braktisura në Shkodër, Durrës, Vlorë e Elbasan.

Gjatë këtij procesi çfarë duhet të bëjnë qytetarët?

Problemi i raportit dhe i punës konkrete me qytetarët është dy llojesh. E para, nëse subjekti na përgjigjet është shumë e lehtë, sepse kur kemi të bëjmë me subjektin ndërtues me firmën e ndërtimit e thërrasim i kërkojmë lejen e ndërtimit, i kërkojmë projektin e pallatit, listat e banorëve që ua ka shitur. Në këtë rast plotësohet me informacion dosja e objektit që është për t’u legalizuar. Plotësimi i dokumentacionit është më i thjeshtë, bëhet legalizimi në emër të subjektit dhe më pas është subjekti që bën kalimin një pas një te qytetarët. Ky është rasti më i mirë dhe më i lirshmi në operim. Kur u thua qytetarëve bëhuni bashkë dhe hajdeni ndiqeni, është shumë e vështirë, sepse thonë unë s’flas me vëllain, jo më me fqinjin. Por ka vetëm një zgjidhje, në rast se duam ta bëjmë këtë gjë mund ta bëjmë të gjithë bashkë, ne nga zyra se bëjmë dot legalizimin dhe as banorët nga shtëpia nuk e bëjnë dot, pra duhet të bashkëpunojmë shumë me njëri-tjetrin.

Tri këshillat që keni ju për këtë proces?

E para, subjekteve, ejani se do të keni gjithë mbështetjen tonë për ta përmbyllur këtë proces. E dyta, banorëve, bëhuni bashkë, aty ku nuk keni mundësi me subjektet, zgjidhni një administrator, zgjidhni një jurist që banon në pallat ose arkitekt dhe ngarkojeni të vijë të ndjekë procedurat me ne. E treta, kur është subjekti, por nuk vjen, ju detyrojeni të gjithë së bashku të përmbyllë procesin.

Intervista e marrë me shkurtime nga Gzeta Shqiptare

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...