Policia përleshet me biznesmenët në Vlorë

Diel, 10 June 2018 11:26

Ka pasur përplasje fizike për plazhet në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Efektive të policisë bashkiake kanë pasur konfrontime fizike me operatorët turistike (biznesmenë) që kanë në administrim plazhet.

Disa prej operatorëve privat të bizneseve përgjatë vijës bregdetare janë shoqëruar në polici, dhe janë mbajtur disa orë për të dhënë sqarime.

Incidenti ka ndodhur për shkak se policia bashkiake ka hequr çadrat e plazhit natën dhe pa paralajmërim, teksa më herët ka qenë po vetë bashkia, që u ka dhënë leje për sistemim të plazhit.

I gjithë sherri ka ndodhur në prani të turistëve, që kishin shkuar sot në Vlorë për të kaluar fundjavën.

Plazhi për të cilin ka nisur konflikti, prej vitesh administrohej nga operatorë të hotelerisë, ndërsa bashkia, pa njoftuar, ka dhënë një tjetër leje shfrytëzimi provizore për një tjetër subjekt. /Faxweb

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 11:39

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...