Merret vendimi, Krimet e Rënda do të gjykojnë vrasësin e gjyqtares

Hënë, 11 June 2018 14:52

Zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencës për çështjen e Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish bashkëshortes së tij Fildese Havizi. Gjykata e Lartë ka përcaktuar si Gjykatë kompetente për gjykimin e çështjes, objekt mosmarrëveshje, Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Si rrjedhojë edhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

"Urdhërohet Sekretaria pranë Gjykatës së Lartë, t'i komunikojë menjëherë këtë vendim përkatësisht Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, Prokurorive përkatëse, si dhe të pandehurit Fadil Kasemi" thuhet në vendim.

Pak muaj më parë, Kasemi ekzekutoi me armë zjarri bashkëshorten e tij gjyqtare në një zonë të populluar të Tiranës, pas disa problemesh që kishin pasur  më herët në familje. Pas ekspertizës së bërë në gjykatë Kasemi rezultoi i aftë mendërisht.

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 15:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...