Shkodër/ Banorët protestojnë për ndërtimin e gurores: Na rrezikohet jeta

Hënë, 11 June 2018 17:32

Janë thuajse të gjithë në agjërim, por përgatitjet për ndërtimin e një guroreje i nxorri në protestë banorët e fshatit Milan në njësinë Administrative Postribë të Shkodrës.

Burra e gra, nuk lejuan fadromat që të nisin punën pasi thonë se ky investim rrezikon tu shkatërrojë shtëpitë, rrugën dhe rrjetin e ujësjellësit.

Banorë: “Mos hajdeni të ma prishni malin se populli është fukara. Me këtë mal han bukë populli.”

“Me thënë të drejtën, fshati ynë bëhet i pabanueshëm. Shtëpitë rrezikohen, ujësjellësi rrezikohet.”

“I bëjmë thirrje pushtetit lokal, kujtdo që të mundet që ta pengojnë këtë gjë.”  

Dëme të mëdha thonë ata i bëhen edhe ekosistemit, si dhe kullotave për gjënë e gjallë.

Madje një grua tregon se ky mal është burimi i vetëm i të ardhurave për 7 pjestarët e familjes së saj, pasi aty mbledh sherbelën që i siguron jetesën.

“Unë kam dalë të mbledh sherbelë sot, shikoni thasët. Unë kam 7 anëtarë në familjen time, nuk kemi asistencë, as punë, asgjë. Vetëm me këto jetojmë.”

Më herët këta banorë i janë drejtuar me një shkresë që mban 120 firma, presidentit të Republikës Ilir Meta, ministrit të mjedisit Klosi dhe kryetares së bashkisë Ademi, por askush deri në këtë moment nuk ka dhënë përgjigje.

Duke iu përgjigjur interesimit të Ora News në Bashkinë e Shkodrës thanë se nuk kanë dhënë asnjë leje, madje një zyrtar tha përmes telefonit se momentin që jepet leje minerare nga Ministria në Tiranë, sipërfaqja hiqet nga fondi pyjor i Bashkisë.

Një ditë më parë, Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi tha se biznesi i guroreve nuk mund të ngrihet në kundërshtim me mjedisin dhe komunitetin dhe ky biznes duhet të zhvillohet në bazë të standardeve të reja./Ora News

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...